Futboll Sport

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË BJELLORUSI/ Sulmuesi shqiptar protagonist me gol dhe asist (VIDEO)

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në Bjellorusi. Sulmuesi shqiptar është lideri i ekipit të tj të Shakhtyor Soligorskit dhe këtë e ka treguar dhe me fillimin e sezonit të ri. 31-vjeçari ishte titullar nga minuta e parë në ndeshjen e e luajtur në transfertë kundër Neman Grodno dhe Soligorski fitoi 0-3.

Ai u kthye në protagonist, pasi në minutën e 60′ përshëndeti rrjetën duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij. Festa e shqiptarit nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm pas 7 minutash dhuroi asisit duke vulosur rezultatin në 3-0 për bjellorusët.

Bakaj u zëvendësua në minutën e 77′ nga trajneri i tij, ndërkohë që Saligorski kërkon titullin kampion këtë sezon. Edicioni ka nisur mbarë pasi kanë 6 pikë në 2 ndeshje, ndërsa Bakaj tashmë ka gjetur dhe golin e parë për këtë sezon.

Related posts

Pjesa e parë/ Ndeshje e çmendur në Marseille, CSKA Moscow tremb Arsenalin (VIDEO)

Sadik.Autor

Telashe për portierin e Milan, akuzohet për lidhje me Camorra-n

Sadik.Autor

KURSIMI PREJ PANDEMISË/ 9 klube europiane ndajnë çarterin për lojtarët nga Amerika e Jugut

Delo.autor

Leave a Comment