Futboll La Liga Sport

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Ja çfarë i tha Diego Costa arbitrit (VIDEO)

Barcelona fitoi 2-0 dhe vendosi një dorë te titulli i rradhës kampion në Spanjë, por episodi i minutës së 28 vendosi shumë mbi fatet e takimit.

Arbitri Gil Manzano largoi me kartonin e kuq sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa. Fillimisht çoi dorën në xhepin që mbante kartonët e verdhë, por sulmuesi braziliano-spanjoll e kontestoi duke mos e përmbajtur dot veten e duke i thënë: Çfarë p… e nënës pe?

Diçka e tillë u ndëshkua nga arbitri dhe sulmuesi mori karton të kuq.

Ai vazhdoi me protestat dhe Gerard Pique e këshilloi të linte fushën e lojës, sepse në të kundërt rrezikonte 4 ndeshje pezullim. Diçka që mund të ndodhë në të ardhmen për sjellje të pahijshme në fushën e lojës.

Në këtë aksion, u ndëshkuan me kartonë të verdhë edhe mbrojtësit Godin e Gimenez, të cilët protestuan tek arbitri.

Gjesti i Costas nuk pritet të mbyllet me kaq. Pritet që edhe federata spanjolle të ndëshkojë sulmuesin për gjestin dhe fjalorin anti-sportiv.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Futi në sherr Barcelonën dhe Romën, braziliani joshet nga INTERI

Isa.Autor

Simeone dhe Lopetegui në krah të RONALDOS: U përjashtua pa bërë asgjë, duhet patjetër…

Isa.Autor

DE BIASI ËSHTË GATI TË RIKTHEHET/ Ish-trajneri i Kombëtares: Vij në Shqipëri sërish nëse…

Delo.autor

Leave a Comment