Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E “BOMBERIT”/ Para se të shkonte tek Milani, Piatek ishte afër…

Milani ishte skuadra me fat, që arriti të sigurojë e para shërbimet e Piontekut dhe me këtë drejtuesit e skuadrës mund të krenohen, pasi kanë bërë një goditje të madhe.

Por, “Corriere del Mezzogiorno”, ka zbuluar një prapaskenë, e cila tregon se Piontek për pak sa nuk ka përfunduar te Napoli, para se të shkonte te Milani.

De Laurentis kishte gjetur një marrëveshje me Xhenoan , por jo me lojtarin. Napoli i bëri një ofertë për 600 mijë euro rrogë në muaj, por lojtari nuk pranoi. Oferta u rrit në 900 mijë euro, por në atë kohë Milani kishte hyrë në mes dhe kishte përfunduar gjithçka.

Milani jo vetëm ofroi më shumë për lojtarin, por ofroi më shumë dhe për Xhenoan, e cila kishte marrë një ofertë rreth 25 milionë euro nga Napoli.

Related posts

“TË DETYROHEM PËR GJITHÇKA”/ Portieri i Rumanisë prek me dedikimin në stadium, ja kujt ia kushton fitoren

F.autor

QESHARAKE/ Nuk shënoi me portën bosh, shokët e skuadrës e TALLIN KEQ (VIDEO)

Isa.Autor

SOT PËRBALLJA ME HUNGARINË/ Ja REKORDI që thyen Cristiano Ronaldo në “Euro 2020”

F.autor

Leave a Comment