Futboll Seria A Sport

GABIGOL SHKËLQEN NË KAMPIONATIN BRAZILIAN/ Interi i komunikon vendimin për të ardhmen e tij

Gola, nivel i lartë loje dhe rol prej lider, kjo është ajo që Amerika Latine i jep Gabriel Barbosas. Ai po vijon të shënojë gola dhe të ruajë ritmin e lartë të lojës me Flamengon, ku ai është bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit brazilian.

Ndërkohë në Itali, Inter ka vendosur për të ardhmen e tij. “Calciomercato.com” ka bërë me dije se drejtuesit zikaltër, me në krye Marottan kanë refuzuar ofertën e Flamengo, për ta mbajtur edhe për një vit në huazim sulmuesin brazilian duke i paguar pagën e tij.

Inter në anën tjetër ia ka bërë të qartë se Gabigol do të shitet në merkaton e verës. Vlera e tij llogaritet në 15-20 milionë euro dhe vetëm ndonjë klub nga Europa ose Kina mund të ofrojë një shifër të tillë.

22-vjeçari nuk është më në planet e klubit zikaltër dhe kërkojnë që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij, që të mbushin arkën dhe të kenë edhe më shumë financa për të shpenzuar në merkato.

Related posts

MERKATO/ Chelsea në “ndjekje” të talentit turk, Juventus bën rezistencë për Yildiz

F.autor

BARAZON INIESTA DHE FABREGAS/ Futbollisti i Spanjës arrin rekordin historik në sfidën ndaj Italisë

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Milani rikthehet të kërkojë “fiksimin” e vjetër, “kuqezinjtë” kontakte me sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment