Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E DEA GEAS LARG ANGLISË/ Solskjaer piketon dy zëvendësuesit, ja emrat e kandidatëve

E ardhmja e De Gea te Manchester United nuk duket e sigurt. Nga Anglia shohin PSG si destinacion të mundshëm për portierin spanjoll, verën e ardhshme, me këtë të fundit që mendon se duhet ta përmbyllë eksperiecën në “Old Trafford”. Klubi anglez i ka paraqitur një propozim për ta rinovuar kontratën, por De Gea nuk ka pranuar deri tani.

Oferta që ai ka në tryezë nga parizienët është tepër tunduese, e parefuzueshme. Në këtë mënyrë, përballë rrezikut potencial, Solkskjaer, trajneri i Manchester United, ka evidentuar zëvendësuesit e mundshëm. Siç shkruan “Express”, Oblak dhe Jordan Pickford janë të vetmit, që e kënaqin dhe bindin trajnerin norvegjez.

Media në fjalë shpjegon se Pickford është disi më i lirë se Oblak. Slloveni, i cili po mbyll rinovimin e tij me Atletico Madrid, ka në këtë moment një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Portieri slloven, së bashku me Ter Stegen, ka vlerën më të lartë në tregun e futbollit botëror, aktualisht, me një vlerësim prej 80 milionë eurosh.

Related posts

Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari

Isa.Autor

“Kylian Mbappe më i shpejtë se ‘Fenomeni’ Ronaldo”

Sadik.Autor

Sane i përgjigjet pozitivisht interesimit të Madridit

Q.Autor

Leave a Comment