Futboll Sport

SHËNOI GOL “MAGJIK” NDAJ BASELIT/ Ja vlerësimi i merituar për Armando Sadikun në Zvicër (FOTO)

Minuta e 67`, përballja mes Basel dhe Lugano, i futur vetëm 22 minuta më parë në lojë, Armando Sadiku lëshon një silur nga 35 metra, duke shënuar ndoshta një nga golat më të bukur të karrierës. Gjithçka perfekte dhe një gol që nuk preferoi ta festonte, por duke “shfryr” mllefin ndaj të gjithëve, trajnerit, stafit teknik, gazetarëve e kujdo tjetër, ashtu siç u shpreh vetë lojtari pas ndeshjes.

Megjithatë, goli i realizuar ditën e djeshme ndaj Basel do të mbahet mend gjatë nga Sadiku, ndërsa në Zvicër e kanë vlerësuar lojtarin si një nga më të mirët e javës. Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të kampionatit zviceran për këtë fundjavë, është bërë dhe vlerësimi për lojtarët që shkëlqyen.

“Raiffeisen Super League” në Zvicër e ka përzgjedhur Sadikun në 11-shen e javës, duke i dhënë një vlerësim të merituar futbollistit të kombëtares shqiptare. Që pas rikthimit në janar te Lugano, Armando Sadiku ka gjetur formën e tij të mirë, por për çudi trajneri e ka aktivizuar shumë pak dhe kryesisht si zëvendësues.  Goli ndaj Basel ishte i dyti për sulmuesin shqiptar me ekipin e Luganos për këtë sezon.

Related posts

De Bruyne i lodhur nga krahasimi me Messin dhe Ronaldon: Nëse unë shënoj 10 gola, ata 100

Sadik.Autor

KEIDI BARE SHKËLQEN NË SPANJË/ Ja statistikat e jashtëzakonshme në dy takimet e para me Malagan

Delo.autor

“Snajperi” i KUKËSIT fiton zemrën e GJICIT, gati ndryshimi i madh për Donjet Shkodrën

Isa.Autor

Leave a Comment