Futboll Premier League Sport

HIGUAIN NUK BIND/ Chelsea nis bisedimet me “Bavarezët” për Lewandowskin, ja oferta e çmendur

Chelsea kërkon me çdo kusht që të sjellë në radhët e tij një sulmues të një niveli të lartë dhe së fundmi në media po përmendet emri i Robert Lewandowskit, autor i dy golave për Bajernin e Mynihut në fitoren 5-0 në klasiken me Borussian e Dortmundit.

Për momentin Chelsea po vuan dënimin e dhënë nga FIFA për bllokim të merkatos në 2 sesionet e ardhshme, por Blutë e kanë apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë me shpresën që ajo të pranohet nga ky institucion në seancën që do të mbahet gjatë këtij muaji.

Chelsea dështoi me blerjet e kaluara përsa i përket repartit të sulmit siç ishte rasti i Alvaro Moratës, ndërkohë që edhe ardhja e Gonzalo Higuain me huazim nga Juventusi nuk ka pasur impaktin që pritej me argjentinasin që ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje

Kështu që sytë janë hedhur nga Lewandowski përfaqësuesit e të cilit sipas medias britanike kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelseat për transferimin e polakut në Londër. Robert Lewandowski u transferua te Bayerni i Mynihut para 5 vitesh duke fituar me skuadrën bavareze 4 tituj kampionë të Bundesligës.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Në Mynih luhet finalja e parë e “parakohshme”

Sadik.Autor

Shkarkimi i Contes i kushton Chelseat humbjen e 10 milionë eurove

Sadik.Autor

KRITIKON KOVAC/ Lewandowski: Luajtëm të tërhequr, nuk kisha çfarë të bëja i vetëm në sulm

F.autor

Leave a Comment