Bundesliga Futboll

Kingsley Coman: Ai është klubi im i preferuar

“Nëse një ditë do të largohesha nga Bayern, do të më pëlqente të shkoja te një klub më i madh, por nuk ekziston. Klubi im i preferuar ishte Paris Saint-Germain, aty kam luajtur për shumë vite”. Kingsley Coman, në një intervistë të dhënë për “Bild”, nuk e ka fshehur nostalgjinë për Parisin dhe për klubin ku është rritur para se të shkonte tek Juventus në 2014-ën.

Francezi ka nënvizuar meritat e Jupp Heynckes, i cili ka marrë vendin e Carlo Ancelotti-t. “Që nga momenti që ka ardhur ai, gjërat kanë shkuar më mirë, më jep shumë këshilla për të më ndihmuar rë përmirësohem. Është shumë i aftë, një nga më të mirët që kam pasur. Champions? Është e rëndësishme që të mos ketë dëmtime, mund të fitojmë ndaj kujtdo, e kemi treguar në të kaluarën”.

Coman ka bërë edhe një krahasim mes kampionateve të Europës, por pa përmendur Serinë A: “Mungon rivaliteti në Bundesliga? Jo, cilësia është shumë e mirë, por ne po luajmë shumë mirë. Niveli në Premier League është shumë i lartë, por besoj se Bundesliga është në një nivel me La Liga-n. Fatkeqësisht, Dortmund dhe Leipzig janë eliminuar nga Champions”.

Related posts

ALEKSANDER CEFERIN NIS VIZITAT NË TIRANË/ Presidenti i UEFA-s inspekton punimet tek… (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Covid-19 prek futbollin danez, dyshime edhe në futbollin suedez!

Delo.autor

SUPRIZA NGA KLUBI I LACIO-s/ Gëzuar ditëlindjen Thomas (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment