Futboll Seria A

Maldini: Nuk e kam idenë se kur do ta shohim Milanin e dikurshëm

Maldini nuk beson në projektin e Milanit me Yonghong Li.

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka paralajmëruar se “projekti nuk duket shumë premtues” që klubi të arrijë sërish në maje nën udhëheqjen e Yonghong Li.

Është pritur shumë nga investitorët kinezë pasi zëvendësuan Silvio Berlusconi pas 30 viteve në krye të shtatë herë kampionëve të Evropës.

Pronarë e rinj kanë investuar 200 milionë euro gjatë verës, por blerjet nuk kanë dhënë rezultate.

“Nuk e kam idenë se kur Milani do të bëhet sërish klub i madh, nuk duket premtuese projekti i ri, kështu që fatkeqësisht duhet të presim edhe një kohë të gjatë”, tha Maldini për “Radio 24”.

“Në pikëpamjen time, Milani pesë vite më parë ishte në mesin e pesë klubeve më të mira në Evropë. Dalëngadalë kjo është humbur dhe investimet nuk janë bërë me kohë”, shtoi ai.

Related posts

PLAS TEK REALI/ Varane mund të largohet, Lopetegui preferon Nachon para francezit

Isa.Autor

“Rusi 2018” pranë rekordit negativ! Gjithçka fantastike, por jo golat…(STATISTIKA)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Juventus arrin akordin për kalimin e dy lojtarëve tek Barcelona, por në këmbim kërkon…

Delo.autor

Leave a Comment