Futboll Sport

LARGOHET PAS 9 SEZONESH NGA SKËNDERBEU/ Marko Radas arrin akordin me klubin kroat…

Pas 9 vitesh të mbush ura me trofe dhe suksese, Marko Radas ndahet nga Skënderbeu. Kapiteni i sezonit të fundit ka vendosur t’i thotë zyrtarisht lamtumirë Korçës. Burime të konfirmuara pranë futbollistit bëjnë me dije se pritja prej gati 3 muajsh për të gjetur një akord rinovimi me drejtuesit tashmë ka marrë fund.

Lojtari prej kohësh ka hyrë në bisedime me ekipe të tjera, por ka vendosur që të qëndrojë këtë sezon pranë familjes. Dhe duket se ekipin e ka gjetur, ndërsa gazeta mëson se bëhet fjalë për Rudes. Klubi kroat ka përmbushur kërkesat e ishkapitenit të Skënderbeut dhe përfundimisht është arritur akordi për sezonin e ardhshëm.

Rudes edicionin e fundit luajti në Superligën kroate, ku nuk mundi të mbijetonte dot e për pasojë këtë kampionat do ta nisë nga një kategori më poshtë.

“GROPA”

Ky largim hapi një “gropë” të madhe në prapavijën e Skënderbeut, kjo edhe për vetë faktin se Bajram Jashanica nuk mund të llogaritet pjesë e organikës deri në janarin e 2020-ës (pasi nuk ka mbyllur ende dënimin e marrë nga UEFA).

skenderbeu-gol-zagreb

Një arsye më shumë kjo që ka shtyrë edhe trajnerin Ilir Daja të kërkojë rikthimin e kapitenit. Por duket se marrëdhëniet mes Radasit dhe drejtuesve, e veçanërisht me presidentin Ardjan Takaj, kishin “ngrirë” prej kohësh, madje mund të themi se edhe ishin këputur. Kjo ka qenë arsyeja pse Radas mbylli aventurën e tij në futbollin korçar.

Related posts

VITI 2020 ISHTE I “ÇMENDUR”/ Kuajt e racës, fitojnë më shumë sesa futbollistët. Ja lista…

Delo.autor

Festa e shqiptarëve tërbon mediat serbe: FIFA të marrë masa, na kanë provokuar (FOTO)

Sadik.Autor

SPEKTAKËL NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Lazio dhe Roma ndajnë pikët në “PAQE” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment