Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Ylli spanjoll rrëfen: Ajo që përjetova me Guardiolan ishte…

Me dy golat e tij në gjysmëfinalen e FA Cup, ndaj Wolves, Gerard Deulofeu është bërë heroi i Ëatford, por sidomos tani ka shansin e artë që të kërkojë revanshin e madh, kundër një trajneri me të cilin është rritur: Pep Guardiola.

Në një intervistë të dhënë për “Cadena Ser”, foli për këtë përballje me Manchester Cityn dhe sidomos “profesorin” e tij, Pep: “Jam i lumtur, do të na duhet të vuajmë, do të jetë finale e vështirë, por ata do të mbërrijnë të lodhur, sepse po luftojnë si në Champions, ashtu edhe Premier League”.

Më pas, spanjolli flet edhe për raportin me Guardiolan, kur ishte te Barcelona: “Kur fola dikur për agresivitetin e tij, i referohesha intensitetin në stërvitje, e jeton ndryshe nga të tjerët. Ajo që përjetova me Guardiolan ishte e tmerrshme, por ishte për mua një trajner i veçantë. E pata pak, aq sa më shpjegoi ato katër gjëra. Të kthehesha të luaja për të? Do të ishte e mrekullueshme, por vështirë të ndodhë”.

Related posts

ZBULOHET AXHENDA/ Takimi Messi-Laporta, peng i krizës ekonomike të skuadrës

Delo.autor

31 milionë euro për 4 minuta, talenti italian mbyll sezonin para kohe

Q.Autor

Largimi nga kombëtarja/ DALIC takohet me kreun e Federatës Kroate dhe vulos të ARDHMEN

Isa.Autor

Leave a Comment