Champions League Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Lojtarët e Ajaxit: Do ja bëjmë jetën “ferr”…

Pasi eliminuan Realin e Madridit, lojtarët e Ajaksit kanë besim tek arritja e radhës në Ligën e Kampionëve. Në një intervistë për “Ajax Life”, mesfushori i “Harkëtarëve”, Lase Shëne, ka nënvizuar respektin për Juventusin, por gjithashtu ka shtuar se në fushë do të mundohen të marrin rezultat duke nxjerrë në pah cilësitë e tyre.

“Në organikën bardhezi ka emra të mëdhenj, madje shoh që lojtarë me cilësi ulen në stol. Në një ndeshje Champions-i pashë të mbanin jashtë dikë si Paulo Dibalanë. Nëse luajmë nën nivelin tonë të zakonshëm, do ta kemi shumë të vështirë të qëndrojmë në “valle”. Nga ana tjetër, nëse bëjmë si duhet detyrat, mund t’ia bëjmë jetën ferr Juventusit”, tha mesfushori danez. Ajaksi nuk do të bëjë kompromise dhe do të kërkojë fitoren që në ndeshjen e parë.

Skuadra nga Amsterdami nuk ka asnjë plan alternativ. Nga përvoja e tij në arenën ndërkombëtare, Shëne e di se sa vlejnë golat dhe sidomos fitoret në të tilla nivele, megjithatë, mundohet të frenojë entuziazmin dhe të mbajë me këmbë në tokë ekipin.

Shëne nuk ngurron të japë edhe recetën në kuadër të sfidës së nesërme, teksa deklaroi se: “Nëse arrijmë të japim maksimumin, mund t’i vendosim me shpatulla pas muri. Edhe nëse janë në vështirësi, bardhezinjtë janë një ekip që duhet druajtur, sepse në çdo moment, ndonjë nga yjet e tyre mund t’i nxjerrë nga situata”.

TALIAFIKO – Përveç danezit Shëne, nga Ajaksi ka folur edhe Nikolas Taliafiko. Argjentinasi që përflitet për një largim drejt Arsenalit në verë, nuk pranon të komentojë merkaton. I fokusuar plotësisht në takimin e nesërm, mbrojtësi tha:

“Me mundësitë që kemi e që tashmë na i njohin të gjithë, mund të zbresim në fushë e të luajmë pa frikë për të marrë një rezultat sa më të mirë. Pas Realit, shorti na rezervoi Juventusin, por ne nuk kemi frikë. Edhe kur luajtëm në Madrid e bëmë për të fituar dhe ia folëm mbanë, madje ajo ishte paraqitja jonë më e mirë e sezonit.

Megjithëse në ndeshjen e parë luajtëm mirë, por nuk u vlerësuam në rezultat, në duelin e kthimit shkuam të bindur për të marrë kualifikimin dhe e arritëm. Luajtëm në “Bernabeu” sikur të ishim në fushën tonë.” Ashtu si Shëne, edhe Taliafiko ka një recetë krejt personale për ndeshjen kundër Juves.

“Na duhet një tjetër ndeshje e përsosur dhe nuk shoh arsye përse të mos e dhurojmë. Ky është një rast për t’u shfrytëzuar e për të shkruar historinë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, sidomos sepse ata kanë cilësi dhe një lojtar si Kristiano Ronaldo”, tha Taliafiko.

Related posts

LËSHON NJË DEKLARATË TË FORTË/ Pique: Po të isha president, disa maskarenj do t’i kapja me shkelma

Delo.autor

Edgar Çani, nga prezantimi si “rock-star”, drejt divorcit të pashmangshëm me Partizanin

Sadik.Autor

VAZHDON ENDE PA SKUADËR/ Trajneri Allegri pëlqehet nga klubi i madh i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment