Futboll Premier League

United fiton me goleadë ndaj Yeovil, shkëlqen Sanchez

 

Manchester United është kualifikuar në raundin e pestë të FA Cup pas triumfit 4:0 kundër Yeovil Town, që bënë gara në kategorinë e katërt.

I transferuari nga Arsenali, Alexis Sanchez, ka bërë paraqitje fantastike në debutim me Manchester United, ku “Djajtë e Kuq” triumfuan 4:0 për t’u kualifikuar në raundin e pestë të FA Cup, shkruan Gazeta Express.

Sanzhez pati gisht në dy golat e parë të Unitedit. Fillimisht asistoi te Rashford që me shumë mund arriti të ndalë topin për të shënuar për 1:0, ndërsa në pjesën e dytë asistoi për mrekulli për Ander Herrera, që realizoi për 2:0.

Sanchez luajti deri në minutën e 72’të, më pas Jose Mourinho e zëvendësoi me Jesse Lingard, i cili realizoi golin e fundit dhe për 3:0 në minutën e 89’të. Kurse për 4:0 shënoi Lukaku në minutën 90 +3.

Related posts

Wenger: Tek Arsenal nisi një epokë e re, në verë vjen edhe Mahrez

Q.Autor

Mandzukic: Mrekullitë ekzistojnë! Pas 30 sekondash kuptova që i shënova Anglisë

Isa.Autor

I SHPËTOI JETËN TIFOZIT/ “Heroi” Reguilon: Pash një person që po i bënte masazh kardiak, ja çfarë i thashë gjyqtarit

Delo.autor

Leave a Comment