Futboll

Sakrifica e Perez, ja ku do t’i gjejë Reali 400 milionë euro për të blerë Nejmarin

Gazeta spanjolle AS ka bërë një analizë sesi Reali i Madridit po planifikon të blejë në fund të sezonit yllin e Parisit, Nejmar. Braziliani ndodhet në Brazil ku po rikuperohet nga dëmtimi i fundit që e detyroi atë të mos luante në ndeshjen e kthimit ndaj “galaktikave”.

Nejmar55

Francezët u eliminuan nga Champions-i dhe lojtarët parisienë u vunë në shënjestër të opinionit publik. Por duket se Florentino Perez po mendon seriozisht të sjellë në Madrid diamantin e Parisit. Klubi parisien do të pranojë të negociojë me spanjollët vetëm për shifrat e 400 milionë eurove.

Dhe drejtuesit e Realit janë vënë në lëvizje për të shitur disa nga yjet e ekipit. Sipas zërave të fundit, Bejli mund të shitet për shifrën e 80 milionë eurove. Karim Benzema do të largohej për 50 milionë. Spanjolli Isko për vlerën e 75 milionëve dhe portieri Navas për 18 milionë. Gjithashtu po mendohet të shitet dhe Dani Karbajal për 17 milionë euro.

Këto shitje do të ishin rreth 50 për qind e vlerës që kërkon Parisi për kartonin e brazilianit. Shuma tjetër do të paguhet direkt nga klubi. Vërtet shifra të çmendura, merkato e ardhshme pritet të jetë më e nxehtë se ajo e vitit të kaluar. Shifrat e lojtarëve po arrijnë çmime stratosferike.

real madrid

Reali i Madridit është i njohur për blerjen e yjeve. Goditja e radhës duket se do të jetë më e madhja në historinë e klubit spanjoll. Sezonin e ardhshëm pritet një rivalitet me Barcelonën që kishte Nejmarin dhe e shiti te Parisi për 222 milonë euro.

Related posts

BRESCIA-JUVENTUS/ Dybala “i vodhi” goditjen e dënimit, Pjanic realizon fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

Mbrojtësi i Juventusit sulmon tifozët bardhezi…

Sadik.Autor

LICI I BINDET URDHRIT/ Administratori i Vllaznisë paraqitet për të folur rreth dyshimeve… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment