Futboll Seria A

“Gazzetta”: Deulofeu, shumë afër transferimit te Roma

Gerard Deulofeu ende nuk është i qartë në lidhje me të ardhmen e tij. Opsioni më i mundshëm është largimi nga Barcelona në merkaton e dimrit, ndërkohë që e interesuar për të duket se është Roma. Monchi, drejtori sportiv, është mbështetës i tij kryesor për ta rikthyer në Itali, ku në pjesën e fundit të sezonit të kaluar ai luajti në nivel të mirë me Milanin.

Në edicionin e së shtunës, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Roma, me largimin e mundshëm të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko te Chelsea, ka rishprehur interesimin për Deulofeu, i cili konsiderohet si një përforcim ideal për grupin e Eusebio Di Francesco. Oferta që mund të paraqesë Roma parashikon huazim në fillim, me opsionin e blerjes në fund të sezonit. Klubi kryeqytetas mendohet të ketë gati 15 milionë euro, një shumë afër 20 milionë eurove, sa është klauzola e ndërprerjes së kontratës me klubin azulgrana, edhe pse Barça vazhdon të preferojë që propozimi të jetë blerje e drejtpërdrejtë dhe jo në formën e huazimit.

Related posts

Neymar po bëhet i paarritshëm, Real Madridi i “vërsulet” talentit francez

Sadik.Autor

ËSHTË E PARA NË HISTORINË E FUTBOLLIT/ Vajza nga Elbasani që ka fituar stemën e “FIFA-s” (VIDEO)

Delo.autor

Marseille-Leipzig, francezët janë të pakalueshëm në shtëpi

Sadik.Autor

Leave a Comment