Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus siguron marrëveshjen e re për stadiumin, ja shifra “GALOPANTE”

Juventus dhe Allianz së bashku deri në vitin 2030. Klubi bardhezi ka rinovuar kontratën e sponsorizimit me kolosin e siguracioneve, që do të derdhë në arkat e “Zonjës së Vjetër” 103,1 milionë euro, një shumë më e madhe nga ç’ishte parashikuar në marrëveshjen e mëparshme, që skadonte në vitin 2023.

Objekt i partneritetit është dallimi i markës në uniformat e stërvitjes së skuadrës së parë dhe disa sponsorizime që lidhen me sektorin e femrave. Sigurisht që më kryesorja lidhet me të drejtat e emrit të stadiumit, që do të vijojë të quhet “Allianz Stadium”.

Related posts

SHORTI “EURO2024″/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet! Bëjmë maksimumin në Gjermani

F.autor

Doni të shkoni në Rusi për Botëror? Kujdes nga këto mashtrime të mëdha

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Nuk duelojmë dot me Mercedes dhe Red Bull, por me ata

Delo.autor

Leave a Comment