Futboll

Robinho: Neymar te Real Madridi? Po, është e mundur…

Që Neymar ta lërë PSG-në për Real Madridin është “një mundësi”, sipas shokut të brazilianit dhe ish-ylli të “Los Blancos”, Robinho. Mes rritjeve të spekulimeve, që sugjerojnë se “mister 222” milionë euroshi i verës së kaluar mund të jetë pranë një transferimi tjetër rekord në futboll. Siç është folur së fundi, PSG-ja është zotuar për t’ia hapur derën e daljes brazilianit, nëse lavdia në Champions është siguruar në vitin 2018. Neymar duhet ta ndihmojë klubin e tij të tanishëm në fitimin e kurorës europiane, pastaj rruga e ish-yllit të Barcelonës do të pastrohet për t’u kthyer në Spanjë. Real Madridi ka qenë prej kohësh në vëzhgim të 25-vjeçarit, ndërsa Robinho pranon se mund të jetë një marrëveshje e bërë, nëse të gjitha palët dëshirojnë që kjo lëvizje të ndodhë. Ai tha për “AS”: “Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren braziliane. Mendoj se mund të luajë në Madrid, por do të jetë e vështirë, sepse ai ka një kontratë pesëvjeçare me PSG-në. Sidoqoftë, është një mundësi”.

Ashtu si Neymar, Robinho e la atdheun e tij për kryeqytetin spanjoll, por asnjëherë nuk shkëlqeu në “Bernabeu”, stadium të cilin e la për Manchester City. Duke folur për situatën zhgënjyese te Real Madridi në këtë sezon, Robinho shprehet: “Unë mendoj se është vetëm një moment, ndonjëherë mund të kaloni një kohë të keqe, por Real Madridi është Real Madridi. Ata ende kanë mundësi të përmirësohen. Njerëzit duan që Real Madridi të fitojë gjatë gjithë vitit. Unë jam një “madridist” dhe gjithmonë dua që ekipi të shkojë mirë. Zidane? Unë mendoj se ai duhet të mbetet trajner i ekipit. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë”.

Related posts

NUK E DESHI TRAJNER TEK REALI/ Conte i përgjigjet Ramosit: Respekti fitohet, nuk…

Isa.Autor

Silvino Martina: Barça mund të kishte bler Buffonin

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndryshon plani për ndeshjen, ja kur luhet derbi Partizani-Dinamo…

Delo.autor

Leave a Comment