Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Gjoka: Ardhja ime solli fat, por duhet të rrisim besimin për…

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, debutoi me fitore sot, ku mundi Laçin në transfertë, ndërsa pas ndeshjes  deklaroi:

Rikthim me fitore dhe supergol…

Është kënaqësi kur fiton. Duhej kjo fitore për skuadrën, edhe për anën morale. Ka kohë që kanë pasur probleme dhe luhatje. Jam i kënaqur që ardhja ime solli fat. Është një skuadër tjetër, komplet ndryshe ky Kukës, ka cilësi, por duhet të rrisim besimin për të arritur te suksesi.

Objektivat…

Objektivin e dini mirë. Është për të vazhduar nga ana matematikore deri në fund të garës, për ta kërkuar kampionatin.

Cili ka qenë çelësi i suksesit për të rritur moralin e lojtarëve…

Thjesht për këto ditë që pata në dispozicion, fola shumë. Gjeta lojtarë me eksperiencë brenda, dhe është mundësi e madhe për mua, sepse adaptohem shpejt.

Tifoz me Skënderbeun ndaj Partizanit?

Unë jam tifoz i Kukësit, se çfarë do bëjë Partizani me Skënderbeun, është punë tjetër. Normale që do ishte mirë për ne që Skënderbeu të bënte një fitore. Do ishte diçka e mirë edhe për kampionatin që të hapej pak gara, dhe të bëhet kampionat i bukur.

Vetëm 3 lojtarë që nga koha juaj te Kukësi. Mendoni se është më e fortë se ajo skuadër, apo?

Janë dy kohë të ndryshme. Atëherë, ajo skuadër ishte shumë e fortë dhe solide, 35 javë pa humbje. Më vjen keq që e mbyllëm vetëm me një edicion. Kjo skuadër ka lojtarë ndryshe në cilësi, dhe kanë nevojë vetëm për vetëbesim.

Related posts

HAALAND NË 2024/ Në Spanjë zbulojnë merkaton e “magjistarit” Perez, por biondi mbetet një plan B

F.autor

NGA SHAQIRI TEK RONALDINHO/ Njihuni me Brunon, menaxherin shqiptar që pret VIP-at në Mykonos (FOTO)

Delo.autor

BROJA “VRASËS” PARA PORTËS/ Tre gola dhe një asist në tre ndeshjet e fundit me Shqipërinë, vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment