Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Ahmataj: Gjërat bëhen të vështira, ndoshta energjitë tona…

Trajneri i Luftëtari, Juljan Ahmataj foli pas humbjes në transfertë ndaj Kastriotit, ku u shpreh:

“Një pakujdesi në mbrojtje dhe u ndëshkuam me gol. Pastaj gjërat bëhen të vështira. Ndoshta energjitë tona nuk ishin në maksimumin që të shtynim më shumë. Kishim disa mungesa të rëndësishme. Djemtë që u aktivizuan bënë shumë mirë, mund ta kishim barazuar ndeshjen. Skuadra dha maksimumin, pavarësisht gabimit. Duhet të vazhdojmë përpara. Nuk mbaron asgjë me një ndeshje. Ambienti ishte shumë komod në zhvillimin e ndeshjes. Ndoshta i kam bezdisur me të thirrurat.

Penalltia dhe goli i anuluar…

Në qoftë se ka qenë i rregullt do me vinte shumë keq që nuk është quajtur gol. Nuk merrem me arbitrat. Po qe se do ishte gol i vlefshëm do na kishte ndihmuar më shumë.

Ngushtohet diferenca për mbijetesën…

Unë kam thënë gjithmonë që nuk ka presion. Ne jemi të avantazhuar me 4 pikë. Gara është e fortë dhe e gjatë. Çdo gjë do e fillojmë nga kuota 0. Do luajmë ndeshjet tona, nuk kemi punë me kundërshtarët. Nuk duhet të bëjmë gabime të vogla. Të jemi sa më vigjilent për të ecur para.

Sfida e radhës me Laçin…

Ndeshja brenda në shtëpi ka një fizionomi tjetër. Duhet ti përshtatemi ndeshjes që do luajmë brenda, të mundohemi të gjejmë pikat e dobëta dhe të ruhemi nga pikat e forta.

Si mendoni ta zgjidhni ndeshjen me Laçin?

Po ta shikosh në skuadër janë 6-7 lojtarë që kanë marrë minuta të rregullta. Do mundohemi të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar. Kemi aktivizuar lojtarë të rinj. Lojtarët e huaj që kanë ardhur po përmirësohen. Do jetë një tjetër ndeshje me Laçin, do ketë lojtarë të tjerë. Mund të kemi humbje në 2-3 lojtarë po është e pashmangshme. Me aq ngarkesë sa ka kampionati është e pranueshme.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Skemë fantastike e vlonjatëve, Alvesh nderon Flamurtarin (VIDEO)

Isa.Autor

BAJRAMI DHE ÇEKIÇI DO LUFTOJNË PËR…/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Anglisë

Delo.autor

MESSI NUK MORI GJITHÇKA ME VETE/ Zbulohet trofeu që la në dollapin e tij te Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment