Champions League Futboll Sport

MANCHESTER UNITED-BARCELONA/ Suarez dhe Messi vë “në gjumë” anglezët

Barcelona ka fituar duelin e parë të çerekfinaleve të Champions League ndaj Manchester United.

Katalanasit kanë mposhtur 1-0 “Djajtë” në Old Trafford, një rezultat i mirë jashtë fushe ndaj një United që ka zhgënjyer.

Barcelona e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në minutën e 12’ gjeti golin e avantazhit.

Ishte Lionel Messi ai që futi një kros në shtyllën e dytë për Luis Suarez i cili goditi me kokë drejt portës. Topi është devijuar nga mbrojtësi Luke Shaw dhe përfundoi në rrjetë.

Në fillim anësori e anuloi për pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR, goli u quajt i rregullt dhe ashtu ishte.

Ky është autogoli i 8-të i shënuar nga Djajtë në historinë e Champions League, më tepër se asnjë skuadër tjetër.

Sfida mbeti e hapur dhe të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e tyre për të shënuar, por pa sukses. Sfida ka përfunduar me avantazhin e ngushtë të katalanasve.

Related posts

“ÇMENDET” MOURINHO/ Ofron 100 milionë euro për talentin francez

Isa.Autor

XHELOZ PËR BALOTELLIN/ 30-vjeçari dhunon bashkëshorten dhe rrezikon dënimin me 13 vite burg

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Verona-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment