Futboll Sport

Pique: Gjithçka është e hapur, të mësojmë nga ndeshja me PSG

arcelona fitoi minimalisht 0-1 në fushën e Mançester Junajtid, ku ishte superiore përballë “djajve” me shumë mungesa. Gerard Pique u shfaq i kënaqur pas fitoren së realizuar në Old Trafford, por thekson se asgjë nuk është vendosur dhe kualifikimi mbetet sërish i hapur.

“Pasi pamë ndeshjen e tyre ndaj PSG, nuk duhet të kemi besim te ky rezultat. Ata shkuan në Paris me një disavantazh më të thellë dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Klubet e mëdha janë në gjendje të përmbysin rezultatin në çdo stadium të Europës. Ishte një ndjesi e veçantë të vija këtu pas kaq shumë vitesh, në aspektin mbrojtës jemi në momentin më të mirë të sezonit. Ndihem mirë për shkak të moshës dhe eksperiencës time”, u shpreh Pique.

Gjithsesi, asgjë nuk mund të quhet e mbyllur për të dyja skuadrat, dhe kualifikimi do të vendoset vetëm në takimet e kthimit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas rezultateve negative në javët e para, largohet trajneri nga skuadra shqiptare

Delo.autor

KUSH THA QË NEYMAR NUK MUND TË SHKOJË TEK BARCELONA?” Ish-mbrojtësi brazilian bën me krahë tifozët “katalanas”

Delo.autor

LIVERPOOL-BAYERN MUNICH/ “Champions League”: Shaqiri përballet për herë të parë me ish-klubin e tij (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment