Champions League Futboll Sport

GJATË HIMNIT TË CHAMPIONSIT/ Ja gjesti i madh që bëri Ronaldo ndaj vogëlushit (VIDEO)

Nuk është vetëm futbollist fantastik, por Cristiano Ronaldo është një njeri i mrekullueshëm.

Gjatë himnit të Champions Leagues, portugezi plotësoi ëndrrën e një vogëlushi duke e përshëndetur.

Djali i vogël ishte përzgjedhur që të shoqëronte Leonardo Bonuccin, ndërsa në krahun e tij të majtë e kishte Cristiano Ronaldo, të cilin nuk mundi të rezistonte pa e parë me admirim.

Menjëherë CR7 e përkëdheli vogëlushin, ndërsa gjesti i tij ka marrë shumë reagime pozitive në rrjetet sociale.

Kujtojmë që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi golin e vetëm për Juventusin në barazimin 1-1 përballë Ajaxit.

 

Related posts

As Messi dhe as Ronaldo/ Ferdinand tregon kush do të shpërthejë në Kupën e Botës

Sadik.Autor

RIKTHEHET “JASHTËTOKËSORI”/ Pas një asist nga Griezmann, “Pleshti” realizon një “PERLË” ndaj Granadës (VIDEO)

Delo.autor

HUNGARIA NË SHTETRRETHIM PREJ COVID-19/ Ferencvaros paralajmëron 20 mijë tifozët pas ndeshjes me Juventus

Delo.autor

Leave a Comment