Futboll Sport

Eriksen: Ishim spektatorë, e bëmë Ajaxin të duket më i mirë sesa është

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të shokëve të ekipit gjatë humbjes 1-0 ndaj Ajaxin në kryeqytetin anglez.

“Ishim dobët, nuk luajtëm fare lojën tonë. Në 20 minutat e para ishim spektatorë. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra për ndeshjen e kthimit. I bëmë të duken shumë më të mirë sesa janë, jo se janë një skuadër e keqe, por i ndihmuam. Ishim më mirë në pjesën e dytë”, tha fillimisht danezi.

“Në fillim të lojës skema nuk kishte shumë rëndësi. Ndryshimi na dha një mënyrë tjetër për të bërë presing dhe të luanim një lojë më direkte. Prapëseprapë ishim shumë larg lojës tonë. Të gjithë e panë që në pjesën e parë ishim dobët dhe nuk donim të konkurronim. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për lojtarët e dëmtuar. Është një gjysmëfinale, ata që luajnë duhet të tregojnë veten. Shpresoj të kthejmë rezultatin në Amsterdam”, theksoi Eriksen.

Related posts

NIS OPERACIONI “MBAPPE”/ Real Madrid do ta kthejë në futbollistin më të paguar në botë

Delo.autor

LIVE/ Eibar-Barcelona, Messi barazon shifrat

Delo.autor

Emery i lë në shtëpi Cavanin, Verrattin e Mbappen, fton djalin e George Weah

Q.Autor

Leave a Comment