Futboll La Liga Sport

YLLIT FRANCEZ NJË HAP LARG “BERNABEUT”/ Casemiro: Do të jetë i mirëpritur, nëse vjen…

Paul Pogba duket se është gjithmonë e më shumë afër Real Madrid-it. Mesfushori francez mësohet t’i ketë thënë Manchester United se ka ndërmend të ndryshojë ambient në fund të sezonit.

Për të interesohet Real Madrid, që shpreson ta ketë në ekip verën e ardhshme. Një transferim që do të ishte i mirëpritur edhe nga braziliani Casemiro, i cili është gati të mirëpresë jo vetëm Pogba, por edhe Hazard.

“Në Madrid duhet të vijnë lojtarët më të mirë të botës dhe Pogba me Hazard janë mes tyre. A mund të luajmë bashkë unë dhe Pogba? Ai mund të luajë me këdo, sepse është një futbollist i madh. Nëse vjen, do të jetë i mirëpritur”, ka thënë Casemiro për “Marca”.

Related posts

“AI MUND TË JETË SHUMË I SHPEJTË, POR…”/ Kërceu 2.56 metra me kokë, veterani portugez injoron keq CR7

Delo.autor

Guardiola i trembet largimeve, ‘blindon’ lojtarët më të mirë të skuadrës

Q.Autor

GJITHMONË VENDIMTAR/ Goleadori Hamdi Salihi, objektivi kryesor i merkatos në Austri

Isa.Autor

Leave a Comment