Futboll Seria A Sport

“TË VAZHDOJMË TË FITOJMË”/ Bernardeschi bën ndryshimin e madh: Ja pse e bëra këtë zgjedhje

Federico Bernardeschi ka vendosur të ndryshojë numrin e fanellës tek Juventus.

Sulmuesi i krahut ka kaluar nga 33 te 20 dhe ka shpjeguar ne rrjetet sociale arsyet e zgjedhjes.

“Numri 20 ka qenë djersë, sakrificë, miqësi, pasion, revansh, gëzim me Italinë! Ka qenë ai i ‘netëve magjike’ të Wembley. 20 do të më kujtojë gjithmonë festën në sheshe, gëzimin dhe buzëqeshjet e fëmijëve, një përqafim i 60 milionë personave”, ka shkruar Bernardeschi në Instagram.

“Tani dua t’i marr me vete te bardhezinjtë këto emocione. Të vazhdojmë të fitojmë! Forca Italia, Forca Juventus”.

Vendimtar me kombëtaren në Euro 2020 me gjakftohtësinë e treguar nga pika e bardhë në gjysmëfinalet me Spanjën dhe finalen me Anglinë, sulmuesi shpreson t’i sjellë fitore dhe entuziazëm edhe Juventus-it.

Related posts

“AI ËSHTË NJË TRAJNER SHUMË PRESTIGJOZ”/ Capello: Vetëm Mourinho nuk mjafton për Romën, keni nevojë për…

Delo.autor

GRANADA-BARCELONA/ Pas një SUPER ASIST nga Dembele, ylli Griezmann ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

NË VERË ELIMINOI LAÇIN/ Tashmë PSG-në. Solskjaer si në përrallë

Delo.autor

Leave a Comment