I pakategorizuar

LIVE/ Liga e Europës, Arsenali shumë i fortë për italianët

Pas dy ditëve të Ligës së Kampioneve,  Liga e Europës. Tetë ekipe luajnë sot çerekfinalet e para të kompeticionit, ku do të ketë gjithashtu një “derbi” si ai mes Valencias dhe Vijarealit në “Estadio de la Ceramica”.

Ndeshjet e tjera janë Benfika-Frankfurt në Portugali, teksa Çelsit bën vizitë Slavia Pragas. Pa dyshim që vëmendja më e madhe është në duelin në pjesën veriore të Londrës mes Arsenalit dhe Napolit.

Janë bërë publike edhe formacionet zyrtare në katër sfidat e sotme. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, do të startojë titullar në përballjen ndaj Arsenalit, ndërkohë bie në sy edhe aktivizimi i ish-sulmuesit të Skënderbeut, Piter Olainka, në radhët e Slavias së Pragës. 23-vjeçari do të sfidëjë mbrëmjen e sotme Çelsin e Mauricio Sarrit.

Related posts

LIGJI I RI PËR EMIGRIM NË GJERMANI/ Rrezikon numrin e popullsisë në Ballkan

Isa.Autor

A KA VEND PËR MESSIN TEK PSG? Sergio Ramos jep përgjigjen epike për “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

KUSHTON 2.3 MILIONË EURO/ Ish-lojtari i Manchester United nxjerr shtëpinë e tij në shitje, brenda ka pishinë dhe berber personal (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment