Futboll I pakategorizuar Sport

MINUTË PAS MINUTE/ Molde shumë e fortë për Laçin, shënon edhe golin e tretë

Prej orës 19:00 në stadiumin “Aker Stadion”, Laçi do të përballet me norvegjezët e Molde, një kundërshtar i vështirë që kërkon impenjim maksimal dhe fat për t’u kaluar. Diçka të tillë trajneri Besnik Prenga e di mjaft mirë ndaj kundër Molde ka hedhur në fushë një formacion mbrojtës. ashtu si Cungu një ditë më parë, edhe Prenga ka preferuar të hedhë në fushë pesë mbrojtës për të përballur sulmin e frikshëm të kundërshtarit që ka përballë.

Në turin e parë norvegjezët shënuan plot 6 gola në dy ndeshje kundër Glenavon dhe kurbinasit e kanë kuptuar se për të patur sukses duhet të jenë solid dhe të pakalueshëm në mbrojtje. Bardhezinjtë do të zbresin në fushë me modulin 5-3-1-1 me Vice Kendeš në majë të sulmit, ndërsa do të ketë ndihmën e Uzunit dhe do të provojë të shfrytëzojë shpejtësinë për të befasuar kundërshtarin. Në krahun tjetër sulmi i Molde do të udhëhiqet nga 18-vjeçari Haland, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë Hestad dhe Cibicki.

79′ GOL Xhejms trefishon rezultatin për skuadrën norvegjeze. Asisti i Strand.

71’ Laçi shtyn më shumë drejt sulmit, këtë herë është Jonuzi, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.

65’ Kundërpërgjigjet Laçi me Hoxhallarin që ekzekuton një goditje dënimi dhe gjen Fangajn, por gjuajtja bllokohet nga Linde.

63′ Selmani bën heroin duke shpëtuar golin e tretë, pas gjuajtjes së Cibickit nga jashtë zone.

58′ Përsëri Molde në sulm. Haland kalon bukur 2 mbrojtës, por nuk arrin të gjuaj drejt portës.

52′ Husain provon me një goditje të rrezikshme, topi përfundon jashtë kuadratit.

50′ Sarr ul topin për Haland, por talenti norvegjez nuk arrin të gjuajë siç duhet topin brenda zonës së Laçit.

46′ Starton pjesa e dytë, Laçi kryen zëvendësimin e parë, largohet Shtubina, vendin e tij e zë Fangaj.

Mbyllet pjesa e parë, Molde-Laçi 2-0. 

37′ Rrezikshëm Molde edhe njëherem Haugen gjuan bukur, por pret Selmani.

36′ Pranë golit të tretë Molde, gjuajtja e Remer bllokohet nga Selmani.

34′ Përsëri Laçi rrezikshë, kësaj here është Lushkja, por gjuajtja e mesfushorit është e gabuar.

32′ Hoxhallari provon me një gjuatje, por topi përfundon jashtë kuadratit.

24′ GOL Molde 2-0. Hestad mposht për herë të dytë portierin Selmanin, me një gjuajtje nga goditja e dënimit. 

19′ Uzuni provon me një goditje nga distanca, ndërhyn portieri Linde duke neutralizuar rrezikun.

13′  Cibicki sërish i afrohet golit, pasi godet traversën pas një goditje nga këndi .

7′ GOL MOLDE 1-0. Haland gjuan saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur Selmanin. 

5′ Sefgjini ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Sarr. Gjyatari akordon 11-metërsh.

1’ Vendasit e nisin vrullshëm dhe fitojnë goditje nga këndi, vijon aksioni dhe pas goditjes, topi përplaset në tranversë.

1′ Ka startuar takimi.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Momenti kur tifozi hyn në fushë dhe bën ndërhyrje prej një mbrojtësi me eksperiencë (VIDEO)

Delo.autor

“PAS NJË NDALESE PREJ TRE MUAJSH…”/ Zeman: Juventus do ta fitojë titullin, por po e ndihmonë

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E YLLIT FRANCEZ/ Morata: Madridi është shtëpia e tij, nuk mendoj se…

Delo.autor

Leave a Comment