Futboll Sport

TALENTI QË I SHËNOI JUVENTUSIT/ Ajax refuzon 40 milionë euro. Kërkon…

David Neres është një zbulimet më të bukura të Ajaxit në këtë sezon.

22-vjeçari brazilian i blerë nga Sao Paolo dy vite e gjysmë më parë për 12 milionë euro, ka shpërthyer me paraqitjet e tij gjatë këtij edicioni.

Forma që tregoi në sfidën e Championsit ndaj Juventusit, por edhe goli i realizuar, kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në merkato.

Për Neres interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Europës, ndërkohë që lëvizje konkrete në këto momente ka bërë Borussia e Dortmundit, e cila i ka bërë ofertë zyrtare Ajaxit prej rreth 40 milionë eurosh.

Oferta e gjermanëve është refuzuar nga drejtuesit e “harkëtarëve”, të cilët synojnë të arkëtojnë rreth 60 milionë euro nga shitja e talentit brazilian.

Related posts

MARQUEZ TRIUMFON NË MOTOGP/ Shpallet për të 7-n herë kampion bote

Isa.Autor

“FRIKA E TË KUQVE”/ Atanda “SHOKON” Partizanin, dëmtohet dhe lë në mes stërvitjen

Isa.Autor

DHIMBJA VAZHDON PAS DËMTIMIT/ Ylli Dybala fluturon drejt Barcelonës për te “mjeku magjik”, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment