Futboll Kombëtarja Sport

E BUJSHME NGA NIGERIA/ Ish-ylli i Skënderbeut mund të veshë fanellën e Kombëtares…

Ish-sulmuesi i Skënderbeut po spikat në Ligën e Europës me fanellën e Slavias së Pragës. Nigeriani ishte protagonist në kualifikimin e çekëve në çerekfinale, teksa asistoi në golin e kualifikimit.

23-vjeçari u aktivizua titullar edhe në përballjen ndaj Çelsit, që u fitua nga londinezët me rezultatin 0-1. Olainka do të mungojnë në sfidën e kthimin në “Stamford Bridge”, pas ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Paraqitja fantastike e sulmuesit ka rikthyer sërish në vëmendje idenë e paisjes me pasaportë shqiptare të nigerianit. Olainka është aktivizuar 4 vite në Shqipëri, teksa ka veshur në të kaluarën fanellën e Bylisit dhe Skënderbeut.

Sulmuesi është i gatshëm të luajë me Kombëtaren kuqezi. Lajmi konfirmohet nga media nigeriane “Brila.net” që shkruan se mundësia e natyralizimit të 23-vjeçarit është krejtësisht e mundshme.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Sfidën do ta gjykojë një jurist, ja 4-shja që do të vendosë drejtësi në Shqipëri-Andorra

Delo.autor

KATAR 2022/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, sulmuesi Shaqiri ndëshkon Lituaninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona në negociata me Interin për të transferuar këtë sulmues

Isa.Autor

Leave a Comment