Futboll Premier League Seria A

Liverpool synon portierin e Romës, por duhet t’i paguajë 50 milionë euro për brazilianin

50 milionë euro, kaq duhet të paguajë Liverpooli nëse e dëshiron Alisson Beckerin në “Anfield”.

Roma ia ka bërë me dije Liverpoolit se portieri i saj, Alisson Becker, nuk do të largohet nga kryeqyteti italian për më pak se 50 milionë euro gjatë kësaj vere, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, transmeton Gazeta Express.

Alisson, i cili iu bashkua Romës për 8 milionë euro në vitin 2016, është zbulimi i këtij sezoni në Serie A dhe falë performancave të tij shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të, përfshirë Liverpoolin dhe PSG-në.

Roma, e cila është në dijeni se lista e klubeve të interesuara për përfaqësuesin brazilian është duke u rritur, ka nevojë të mbledhë të hyra dhe do ta vërë në listën e shitjeve gjatë verës.

Megjithatë, klubi nga kryeqyteti italian nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 50 milionë euro.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Futbollistët e kombëtares së Gjermanisë mbledhin 2.5 milionë euro

Delo.autor

SHERRI ME MONTELËN E LARGON NGA TURQIA/ Transferim surprizë për Balotelin. Sulmuesi do të kalojë te skuadra e…

F.autor

E ardhmja larg Partizanit, Batha i jep “fund” (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment