Futboll Ligue 1 Sport

“PLAS” NË FRANCË/ 4 lojtarë sherr me grushte tek Lyoni, ja vendimi i trajnerit

Lyon u mund 2-1 në fushën e Nantes të premten mbrëma duke humbur shpresën për të arritur vendin e dytë në Ligue 1 që të kualifikon direkt për në Champions League.

Gjithsesi në këtë ndeshje u pa mungesa e katër lojtarë titullar, të cilët e nisën nga stoli ndeshjen.

Mediet franceze kanë mësuar se Mendy dhe Depay janë zënë me njëri-tjetrin në stërvitje para ndeshjes. Më vonë ka qenë Fekir dhe Marcelo që vijuar një tjetër sherr që u mbyll me grushte mes dy lojtarëve.

Klubi mori masa duke i lënë në stol të tre lojtarët, ndërsa Mendy ishte pushim për shkak dëmtimi.

Depay dhe Fekir janë dy lojtarët që përmenden më shumë se do të largohen në fund të sezonit për të vijuar karrierën në ndonjë klub më të madh në Europë. Me këto ngjarje të fundit dhe sezoni i ri do i gjejë me trajner të ri largimi duket i sigurt.

Ditën e shtunë ka qenë trajneri Bruno Genesio që njoftoi do të largohet nga Lyon në fund të këtij sezoni.

“Jemi duke u përballur me një klimë negative, që mund të jetë një pushim për lojtarët dhe klubin. Pata një diskutim të gjatë me presidentin ku i thashë atij se nuk do të vazhdoj vitin tjetër. Ua kam thënë edhe lojtarëve të mi sot në magjes. Tani duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të dërguar skuadrën në Champions League”, tha Genesio në fjalën e tij para medieve.

Genesio e drejton këtë skuadër që nga dhjetori i vitit 2015.

Related posts

E KISHTE TATUAZH NË TRUPIN E TIJ/ Ja se cili person ka vdekur në të njëjtën ditë me legjendën Maradona…

Delo.autor

NË GJURMËT E RONALDOS/ Fëmija mëson truket e futbollit mbi pistën e vrapimit (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Asist perfekt nga Arnold, lojtari i momentit ndëshkon Atalanta-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment