Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Sërish 6 javë pushim absolut, e ardhmja e Marquez mbetet në dyshim

E ardhmja e pilotit spanjoll të Honda, Marc Marquez, vijon të jetë një enigmë. 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit qëndron pushim prej më shumë se një muaji, që kur mësoi se vuan nga një problem me shikimin (biplopia-vizion i dyfishtë i pamjeve).

Marquez pritet të ketë një kontroll të dytë për Krishtlindje dhe më pas të mësohet ndonjë gjë për të ardhmen e tij. Sipas mediave spanjolle, që i referohen drejtuesve të Honda, Marquez duhet të qëndrojë edhe 6 javë të tjera pushim absolut para se të rikthehet.

“Marquez duhet të qëndrojë 6 javë pushim absolut, pa kryer asnjë aktivitet fizik, përveçse të ecë në natyrë. Do të jetë e vështirë të rishohim Marc sërish në pistë në 100% të formës së tij”, thanë mjekët e Honda. Testet e para dimërore në MotoGP janë më 5-6 shkurt, në Sepang.

Related posts

Ish-presidenti i Realit: Juventusi, klubi ideal për Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

RONALDO NË TELASHE/ Hapet hetim për pastrim parash ndaj CR7. Zbulohet shifra e tërhequr…

Delo.autor

“DOJA VETËM TË ZGJASJA PUNËN ME MILAN”/ Pioli: Uroj të vazhdoj me Ibrën edhe në të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment