Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL-CHELSEA/ Klopp synon fitoren për luftën e titullit të Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Chelsea e viziton “Anfieldin” sot me synim për t’i prishur punë Liverpoolit në ndjekje të titullin në Premierligë.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të kërkojë ta harrojë rrëshqitjen famëkeqe të kapitenit të atëhershëm, Steven Gerrard, që praktikisht ia humbi titullin Liverpoolit më 2014, dhe ta tejkalojë pengesën e kaltër këtë herë.

Të kuqtë, që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm edhe matematikisht, kanë grumbulluar 82 pikë.

Pesë javë para përfundimit të kampionatit, një fitore ndaj Chelseat do të nënkuptonte shumë për Liverpoolin që do të rrëmbente kreun nëse fiton City, dhe presioni do të binte mbi kampionin në fuqi për të fituar ndeshjen e mbetura.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri, kosovari që e përfaqëson Zvicrën, është sërish në stol dhe me gjasë nuk do të aktivizohet fare as ketë herë, siç nuk është aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Për Chelsean, janë lënë në stol Kovacic, Barkley, Pedro e Higuain, kurse starton i riu, Hudson-Odoi.

Takimi do të zhvillohet në “Anfield” me fillim në orën 17:30.

Liverpool:

Chelsea:

Related posts

E BUJSHME/ Nëse dështon Courtois, Reali do të tentojë për KAMPIONIN  e Botës

Isa.Autor

DITË E VEÇANTË PËR BARCELONËN/ Femrat kthehen në “Camp Nou” pas 50 vitesh për një ndeshje historike

Delo.autor

E PABESUESHME/ KAFSHA më e shpejtë në botë duel me një makinë të Formula E, ja kush FITON (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment