Futboll Seria A Sport

“BLINDOJNË” VENDIN E TRETË/ Të besuarit e Spalletit mposhtin Frosinonen dhe i afrohen objektivit

Inter ka mposhtur 3-1 Frosinone-n e vendit të parafundit duke marrë tre pikë të rëndësishme për kualifikimin në Champions League.

Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 60 pikëve, pesë më shumë se Milan i vendit të katërt.

Zikaltrit e nisën mirë takimin dhe në minutën e 19’ erdhi goli i avantazhit. Pas krosit të D’Ambrosio-s, ishte Radja Nainggolan ai që goditi bukur me kokë për të shënuar golin e parë të takimit.

Në minutën e 37’ erdhi goli i dytë nga pika e bardhë e penalltisë, shënuesi nuk ishte Mauri Icardi, por Ivan Perisic.

Të pesë golat e fundit të shënuar nga kroati me fanellën zikaltër kanë ardhur jashtë fushe.

Frosinone futet në lojë me golin e Cassata në minutën e 61’ dhe Inter mundohet ta “vrasë” ndeshjen, por shpërdoron shumë mundësi deri në fund të takimit.

Megjithatë, Vecino shënoi golin e tretë në kohën shtesë duke siguruar fitoren për ekipin e tij.

Related posts

“ZONJA E VJETËR” NË DELIR/ Higuain bëhet makth për Interin, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Manchester City futet në garë për Neymar

Sadik.Autor

ITALI-SPANJË/ Stafi i Mancinit, nga Viali tek Lombardo. Një familje brenda… familjes

Delo.autor

Leave a Comment