Futboll Ligue 1

“L’Equipe” konfirmon trajnerin e ri të Paris SG

Zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh, por edhe mirësjelljeje. Paris Saint-Germain nuk dëshiron të vërë në vështirë Unai Emery, që në fund të sezonit nuk do të ketë më asnjë kontratë me ekipin francez dhe nuk do të jetë asnjë rinovim.

Do të jetë Thomas Tuchel, gjermani 44-vjeçar, i zgjedhur nga Emiri i Doha, me këshillën e konsullit të Katarit në Gjermani, që do të drejtojë projektin e skuadrës franceze me synimin për të fituar Champions League.

Një trajner i ri dhe shumë kërkues, i cili pëlqen lojën e bukur, por edhe kontrollor i gjithçkaje që ndodh në ekipin e tij. Mes vendimeve të para që priten të merren nga ai do të jetë heqja e makaronave dhe picave nga menuja e lojtarëve.

Ky ishte një nga vendimet e para që mori në momentin që u emërua trajneri i Borussia Dortmund. Tuchel largoi kuzhinierin Toni Pace dhe gatimin e tij shumë të shijshëm, por plot me yndyrë.

Por futbollistët që janë në urdhrat e Tuchel futbollistët duhet të heqin dorë edhe nga pica dhe pijet me gaz, për të qenë më energjik në fushën e lojës, ashtu si shpjegoi Gundogan në vitin 2015.

Pra, edhe Neymar e mbi të gjitha Mbappe dhe Lo Celso që janë “vartës” të picës duhet të kenë kujdes se me çfarë do të ushqehen sepse sipas asaj që shkruan gazeta “L’Equipe”, trajneri vegjetarian, nuk lejon as ëmbëlsirat e tepërta apo çokollatën.

Sipas asaj shkruan gazeta franceze emri i trajnerit të ri do të zyrtarizohet kundër në mbyllet sezoni aktual, për respekt që Unai Emery. Lajmin e ka bërë të ditur edhe Joaan, vëllai i vogël i Mansur, konsull në Gjermani, mik i Tuchel.

Ky i fundit do të firmos për dy sezone me opsionin e një sezoni të tretë. Objektivi kryesor dhe ndoshta i vetëm do të jetë arritja në gjysmëfinalet e Champions League. Objektivi i dështuar nga Unai Emery, që duket se do ta vazhdojë karrierën te Real Sociedad.

Related posts

KOMBËTARJA MBËRRIN NË “ELBASAN ARENA”/ Ja atmosfera në prag të sfidës ndaj Moldavisë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“TURQIA KA LOJTARË ME EKSPERIENCË”/ Trajneri De Biasi: Pikat e dobëta? Tingëllon e çuditshme, por ata kanë…

Delo.autor

LA LIGA/ Real do të sakrifikojë katër lojtarë për Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment