Futboll Ligue 1

PRISHET FESTA E MADHE E TITULLIT/ PSG mposhtet me goleadë nga Lille

Vetëm një pikë i duhej Paris Saint-Germain të kurorëzohej kampioni i Ligue 1 franceze, por për festën duhet të presë edhe të paktën një javë tjetër.

Lille ka mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 5-1, një disfatë e turpshme e kryeqytetasve.

Ndeshja nisi me autogolin e Meunier, por Bernat barazoi rezultatin. Mbrojtësi i majtë ka dalë me karton të kuq pak përpara se të përfundonte pjesa e parë dhe aty filloi Lille “show”.

Pepe shënoi golin e dytë, përpara se Bamba të shënonte të tretin. Vendasit nuk u ndalën dhe shënuan dy gola të tjerë me Gabriel dhe Fonte duke e kthyer këtë të diel në një mbrëmje të turpshme për kampionët e ardhshëm.

Kjo është humbja më e thellë që prej vitit 2000 për Parisin.

Related posts

DUHET TË GABOJNË RIVALËT NË TË KUNDËRT JEMI LARG TITULLIT”/ Trajneri Koeman: Ja pse Griezmann nuk po luan

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kosova përgatitet për HISTORINË, zbardhet formacioni zyrtar ndaj Maltës

Isa.Autor

PAS INCIDENTËVE ME TIFOZËT/ Manchester United “blindon” shtëpinë e drejtuesit të klubit, shkak bëhet…

Delo.autor

Leave a Comment