Futboll Sport

FSHF ZHVILLON ASAMBLENË E ZAKONSHME/ Ja ndryshimet që priten të ndodhin

Asambleja e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit është duke zhvilluar punimet teksa Komiteti Ekzekutiv ka propozuar disa ndryshime në Statut.

Ndonëse gjithçka miratohet me votim të anëtarëve, thuajse në çdo vit klubet kanë qenë të predispozuara për të dhënë votën pro për gjithçka.

PSG humbi 5-1 me Lille, shpërthen Mbappe: Nuk është normale, luajtëm si amatorë
Krahas së drejtës televizive që ka pësuar ndryshim thelbësor, ku Federata propozon të bëhet pronare e vetme pa klubet, ka një tjetër rregull që ndryshon, këtë herë për pagat.

Nëse deri këtë vit, klubet sanksionoheshin pas 3 muajve vonesa të pagesës, tani nëse vonesa kalon 30 ditë, atëherë klubi mund të sanksionohet nga DHZK.

Pritet që në asamble të përjashtohen disa anëtarë dhe të shtohen të tjerë.

Shënkolli, Vora, Oriku, Internacional dhe Spartaku janë pesë anëtarë të rinj që janë propozuar të shtohen si anëtarë të FSHF-së.

Ndërkohë Sukthi, Himara, Adriatiku Mamurras, Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, Fieri, KS Vlora, Olimpik do të propozohet që të përjashtohen dhe të anëtarësohen pranë shoqatave rajonale përkatëse.

Related posts

PIOLI ME “DHIMBJE KOKE”/ Dëmtohet një tjetër titullar. Ja gjendja e skuadrës kuqezi

Delo.autor

Ndeshjet e mbijetesës, të dielën edhe sfidat për Europën

Sadik.Autor

LËSHOHEN “BOMBA” NGA ANGLIA/ Liverpool mund të humbasë titullin prej…

Delo.autor

Leave a Comment