Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Po “ngroh” stolin tek Napoli, agjenti i HYASAJT: Nisim tratativat me…

Elseid Hysaj, duket se është kthyer në një lojtar stoli tek Napoli. Carlo Ancelotti, nuk e ka një zgjedhje të parë lojtarin shqiptar dhe kjo duket qartë, pasi ose luan shumë pak, ose aspak tek italianët.

Vet shkodrani kërkon një eksperiencë të re dhe agjenti i tij Mario Giuffredi e konfirmon këtë gjë. Ai ka folur për “Radio Crc” dhe ka thënë që tani do të nisin tratativat për të shkuar tek Chelsea.

“Unë nuk mund të përjashtoj një rifillim të bisedimeve me Chelsean në janar. Ne e dimë se ka pasur kontakte në verë për shkak se Sarri e donte atë, dhe ne gjithashtu e dimë se Davide Zappacosta nuk është i parapëlqyer nga trajneri. Do të shohim se si shkon, çdo gjë mund të ndodhë.

Trajneri Ancelotti me të vërtetë e vlerëson lojtarin. Ai nuk ka luajtur aq shumë në Ligën e Kampionëve për arsye thjesht taktike. Ancelotti është një trajner i shkëlqyer sepse ai e di se si ta përshtasë formimin ose taktikën bazuar në kundërshtarin.”- është shprehur agjenti i Hysajt.

Related posts

Të qeshura në “Selman Stërmasi”/ Polici rrëzohet gjatë ndjekjes me vrap të tifozit (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Sulmuesi Mandzukic gati për rikthimin në shtëpi, e kërkon klubi i njohur europian…

Delo.autor

TRIUMFON NË CHAMPIONS/ Harry Kane vulos kualifikimin e Tottenham dhe hyn në histori

Delo.autor

Leave a Comment