Ekskluzive Futboll Seria A Sport

FOTOLAJM/ CR7 jo vetëm si rekordmeni i golave por edhe “mbret i ajrit”

Turneu nuk ndryshon, por protagonisti është sërish i njëjti. Cristiano Ronaldo zhbllokoi sfidën ndaj Ajaxit në minutën e 45-të me kokë, duke i shtuar një tjetër “tullë” të rëndësishme murit të tij të rekordeve të vendosura ndër vite.

CR7 e dërgoi në 24 gola numrin e realizimeve në 21 ndeshje çerekfinale të luajtura në Champions. Por, mbi të gjitha, ai konfirmoi vesin e të shënuarit kur sheh përballë Ajaxin, aq më shumë kur ndeshja luhet edhe në “Johan Krojf Arena”. Në Amsterdam ai u konfirmua jo vetëm si rekordmeni i golave të këtij turneu (125), por edhe mbreti i lojës së ajrit. Kjo, pasi ishte goli i 23-të i realizuar me kokë prej tij në Ligën e Kampioneve, që prej debutimit të bërë më 1 tetor 2003. Ai ka realizuar me kokë dy herë më shumë gola sesa ndjekësi më i mirë në këtë statistikë.

Të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mund të kërcejë lartë, por kjo foto provon se punon më shumë se kushdo.

Related posts

Ja çfarë mendoi Van Nistelrooy për Ronaldo, kur e pa për herë të parë te United

Sadik.Autor

KJO NUK PRITEJ/ Mbrojtësi i Man United mposht Ibrahimovic, fiton “Topin e Artë”

Isa.Autor

DHUNA NDAJ GJYQTARIT/ Ja vendimi që merr Gjykata e Tiranës për 3 zyrtarët e Kamzës

Delo.autor

Leave a Comment