Futboll Sport

KUSHTON 60 MILION EURO/ Interi gjen zëvendësuesin e Icardit

Ndonëse Marotta nuk e pranoi drejtpërdrejt, duket se e ardhmja e Mauro Icardit do të jetë larg Interit dhe sulmuesi argjentinas po bën gati valixhet për t’u larguar në verë.

Nga ana tjetër, drejtuesit zikaltër vijojnë punën për të gjetur një zëvendësues të denjë të tij dhe sipas “France Football”, në krye të listës ka kaluar Nicolas Pepe.

Image

Sulmuesi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, luan për skuadrën e Lille dhe po shkëlqen këtë sezon, teksa ka shënuar 32 gola, në 68 ndeshje me francezët.

Po sipas prestigjiozes franceze, zikaltrit janë gati të ofrojnë 60 milionë euro, për të djegur konkurrencën dhe për të bindur sulmuesin të transferohet në Milano.

Related posts

STATISTIKAT/ Zbuloni ekipin me audiencën më të madhe për sezonin 2017/18

Isa.Autor

RANIERI PREZANTOHET TE FULHAM/ “Mos prisni suksesin e Leicester-it”

Isa.Autor

LIVE/ UEFA NUK surprizon me mbrojtësin më të mirë në Europë, trofeun e fiton…

Isa.Autor

Leave a Comment