Futboll Seria A Sport

LËSHON “TENTAKULAT” NË FRANCE/ Leonardo gati akordin me problematikun dhe “asin” e Marseille…

Sipas asaj që shkruan “France Football”, Milani është shumë pranë akordit me Florian Thauvin, sulmuesi i krahut te Olimpique Marseille, që ka prishur raportin e tij me drejtuesit francezë. Vlerësimi është rreth 30-40 mln euro, por klubi kuqezi, duke i qëndruar zërave, shpreson që të ulë kërkesat për francezët me futjen në marrrëveshje të Andre Silvas.

Sevilla nuk do të mbajë më portugezin, pasi nuk ka bindur, edhe pse e nisi mjaft mirë. Kështu, do ta kthejë te kuqezinjtë, që duan ta heqin sa më shpejt.

Pak ditë më parë, Thauvin tha se “Marseja është një skuadër m… Edhe nëse shkojmë në Champions, nuk do të bëjmë asgjë”. Kjo prishi çdo raport të tij me klubin.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari merr masat pas debutimit zhgënjyes, disa modifikime për garën e dytë

Delo.autor

Dhunë barbare ndaj punonjësit të FSHF-së, urgjent në spital

Sadik.Autor

SYTË E GJITHË GLOBIT TEK NDESHJA ITALI-ANGLI/ Sonte finalja e madhe e EURO 2020 do të jetë “zjarr” i vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment