Futboll Sport

SYTË E GJITHË GLOBIT TEK NDESHJA ITALI-ANGLI/ Sonte finalja e madhe e EURO 2020 do të jetë “zjarr” i vërtetë

Sonte do të jetë dita e së vërtetës! Sytë e të gjithë globit tek Finalja e EURO 2020, Itali-Angli do të jetë një betejë e madhe që premton spektakël.

Kombëtarja italiane dëshiron ta fitojë trofeun pas 53 vitesh, ndërsa britanikët për ta thyer mallkimin që nuk kanë mundur ta fitojnë asnjëherë si kupë.

Të dyja formacionet kanë zhvilluar një super Europian si me lojë, por edhe me rezultate dhe emocione. Italia duke arritur në finale ka mposhtur kombëtare si Uellsi, Turqia, Zvicra, Belgjika, Austria dhe Spanja. Ndërsa Anglia ka triumfuar me kombëtare si Kroacia, Çekia, Gjermania, Ukraina dhe Danimarka.

Sonte finalja do të jetë një “zjarr” i vërtetë duke parë lojën sulmuese nga të dyja krahët. Në “Wembley” në orën 21:00 do të jetë një nga finalet më të bukura të luajtura ndonjëherë me spektaklin që me siguri nuk do të mungojë.

Related posts

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Real Madridi ka kontaktuar trajnerin e ri, e pranon ish-presidenti

Delo.autor

2 GOLA NË 20 NDESHJE KËTË SEZON/ Real Madrid nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Rodrygos, ja detajet e akordit…

Delo.autor

Skedina e çmendur/ Djali nga Tirana me 200 lek fiton miliona, kap 9 ndeshje në kokë

Q.Autor

Leave a Comment