Champions League Futboll Sport

NDESHJA CHAMPIONS JUVENTUS-AJAX/ Në Torino gjykon një francez, ja precedenti me “Zonjën e Vjetër”

Përsëri ata, e përsëri ai. Çerekfinalja e sotme ndaj Juventusit dhe Ajaksit na rikthen pas në kohë, por njëkohësisht fut në mes një njohje të të dyja skuadrave që do të duelojnë sot në tapetin e “Allianz Stadium”. Bëhet fjalë për Klemo Turpë, që këtë sezon ka drejtuar 29 ndeshje, pesë nga të cilat në Ligën e Kampioneve.

SHIFRAT – Në karrierë 36-vjeçari ka drejtuar 378 ndeshje, me një bilanc që flet për 1213 kartonë të verdhë të dhënë, të cilëve u shtohen edhe 31 ndëshkime me dy të verdha. Francezi nuk toleron lojën e rëndë, teksa njihet si një këshillues i mirë, mbi të cilin statistikat flasin për 129 penallti të dhëna dhe 74 përjashtime me karton të kuq. Duke u rikthyer te sfida e sotme, Turpë ka drejtuar Ajaksin në tri ndeshje, me holandezët që kanë dalë fitimtarë në vetëm një rast.

Një barazim dhe një humbje i shtohen bilancit me këtë arbitër. Hera e fundit për “harkëtarët” i përket sezonit të kaluar, kur në “Johan Krojf Arena” luhej Ajaks-Bajern i Mynihut. Sfida përfundonte në barazim 3-3. Juventusi nga Turpë është drejtuar vetëm në një ndeshje. Ishte sezoni 2017-2018 dhe “Zonja e Vjetër” luante në fushën e Sportingut të Lisbonës, me përballjen që përfundoi 1 me 1. Manxukiç dhe Kuadrado ndëshkoheshin me kartonë të verdhë, por sot asnjëri syresh nuk pritet të jetë mes titullarëve të formacionit bardhezi.

Related posts

ARRIHET AKORDI ME KLUBIN HOLANDEZ/ Juventus merr shërbimet e De Ligt…

Delo.autor

FSHF MERR VENDIMIN/ Ja kur do të hidhet shorti i Kategorisë Superiore

Delo.autor

LARGIMI I KRISTI VANGJELIT/ Ish-mbrojtësi i Skënderbeut luan falas në Australi

Delo.autor

Leave a Comment