Futboll Sport

SUPER DUELI JUVENTUS-AJAX/ Van Basten bën parashikimin: Ja rezultati dhe skuadra që kualifikohet

Legjenda holandeze, Marco Van Basten ka bërë parashikimin e tij për super duelin ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit.

Në një intervistë për “Il Corriere di Torino”, ish-lojtari i Ajaxit ka folur për skuadrën që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

“Juventusi do të fitojë 2-1, do të shënojë edhe një herë Cristiano Ronaldo. Ajax është i fortë, më pëlqen mënyra se si luan. Kur kanë topin në zotërim, lojtarët e Ajax japin shfaqje mbresëlënëse. Sidoqoftë, ata nuk janë aq të mirë, kur duhet të mbrojnë”, tha ai.

Sot në orën 21:00 Juventusi do të presë Ajaxin në ndeshjen e kthimit për Champions League. Kujtojmë që dueli i parë në Amsterdam përfundoi në barazim 1-1.

Related posts

U NDALËN ME BARZIM NGA FIORENTINA/ Notë e ulët e Ronaldos, katastrofë edhe De Ligt (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUS VAZNDON TRADITËN E VJETËR/ Ja super formacioni me yjet që i ka transferuar falas (FOTO)

Delo.autor

DËSHTON KUNDËR BRIGHTONIT/ Një barazim që mund të bëj Arsenalin të humbasë vendin e katërt

Delo.autor

Leave a Comment