Futboll Sport

SUPER DUELI JUVENTUS-AJAX/ Van Basten bën parashikimin: Ja rezultati dhe skuadra që kualifikohet

Legjenda holandeze, Marco Van Basten ka bërë parashikimin e tij për super duelin ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit.

Në një intervistë për “Il Corriere di Torino”, ish-lojtari i Ajaxit ka folur për skuadrën që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

“Juventusi do të fitojë 2-1, do të shënojë edhe një herë Cristiano Ronaldo. Ajax është i fortë, më pëlqen mënyra se si luan. Kur kanë topin në zotërim, lojtarët e Ajax japin shfaqje mbresëlënëse. Sidoqoftë, ata nuk janë aq të mirë, kur duhet të mbrojnë”, tha ai.

Sot në orën 21:00 Juventusi do të presë Ajaxin në ndeshjen e kthimit për Champions League. Kujtojmë që dueli i parë në Amsterdam përfundoi në barazim 1-1.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Vettel: Nuk synoj të zë vendin e Hamilton tek Mercedes

Delo.autor

“THYHET PORTA”/ SHOKU I RONALDOS shënon SUPERGOL nga 30 METRA (VIDEO)

Isa.Autor

GRIEZMANN NUK ËSHTË PËRSHTATUR ASPAK NË “CAMP NOU”/ Barcelona i tregon derën sulmuesit: Na sill ofertat…

Delo.autor

Leave a Comment