Barcelona ka fituar pa shumë probleme ndaj Manchester United në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.
Katalanasit kanë mposhtur Djajtë me rezultatin e pastër 3-0 në Camp Nou dhe avancojnë në gjysmëfinale, ku do të ndeshjen me Liverpool ose Porto.
Ndeshja nuk kishte histori dhe mund të quhej e mbyllur që pas 20 minutave të para pasi Messi kishte shënuar dopietën e tij brenda katër minutave.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar 24 gola në 32 ndeshje të Champions League ndaj kundërshtarëve anglezë, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion.
Goli i parë ishte i magjishëm, ndërsa i dyti ishte një gafë trashanike e portierit David De Gea.
Pas pushimit, Coutinho ka shënuar golin e tretë nga distanca. Të tre golat e vendasve kanë qenë me goditje nga jashtë zonës, diçka që nuk kishte ndodhur në një ndeshje të Champions League që prej vitit 2017.
Në minutat e mbetura Barça e administroi pa probleme avantazhin duke mos lejuar United të shënonte as golin e nderit në Camp Nou.