Futboll

“Kam realizuar dy gola në finale, por të gjithë mbajnë mend vetëm goditjen me kokë”

Marco Materazzi, idhulli i tifozëve të Inter dhe kampion i botës me kombëtaren italiane, ka folur për momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke filluar nga episodi i finales së 2006-ës: “Çfarë ka ndryshuar pas atij episodi? Asgjë në jetën time. Të gjithë mbajnë mend atë, por jo dy golat që kam bërë në finale. Nëse nuk do të kishte qenë ai episod, do të mbahej mend akoma më shumë nga ajo që kam bërë për kombin tim. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme”.

https://youtu.be/QiZx6t1iNss

Në fund, Materazzi është pyetur edhe që të zbulojë momentin më të bukur dhe më të keq të karrierës së tij: “Më i keqi ka qenë 5 maji. Më i bukuri, Champions League e triolete-s dhe botërori me Italinë. Nuk di kë të zgjedh mes të dyve, është njësoj si të zgjedhësh mes babait dhe nënës”, ka thënë ish-mbrojtësi i Inter.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Spikat Fenerbahce – Man. United, njihuni me 16 ndeshjet e sotme! Në fushë Roma, Ajax e Tottenham

F.autor

BËRI SEZON TË SHKËLQYER ME AJAX/ Klubi merr vendimin për Erik Ten Hag

Delo.autor

FINALJA E SUPERKUPËS SË ITALISË/ Flet trajneri Sarri: Kemi motivimin e duhur për t’ia dalë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment