Futboll

Bayern nxjerr Vidal në shitje, Mourinho sfidon sërish Conte për kilianin

Bayern Mynih është gati të nxjerrë në shitje mesfushorin kilian Arturo Vidal verën e ardhshme dhe Manchester United është gati të përfitojë nga rasti për të marrë lojtarin. United ka kohë që ka dashur ta kryejë këtë transferim, që kur lojtari luante me Juventusin, që më pas përfundoi te bavarezët. Por e përditshmja gjermane “Bild” bën me dije se tashmë lojtari mund të largohet, pasi nuk ka më hapësirë për të luajtur, pas transferimit të Leon Goretska te kampionët e Bundesligës.

Mourinho dhe Conte debat ne fushen e lojes

Dhe skuadrat e Manchester United e Chelsea janë dy kandidatët për ta marrë lojtarin. Trajneri Conte ka kohë që ka thënë se e dëshiron lojtarin në skuadër, por tashmë në garë është future edhe United, duke kërkuar të bindë Vidal përmes ish-shokut të skuadrës Pogba dhe patriotit të tij Sanchez. Gjithsesi, Vidal nuk është objektivi i vetëm për “djajtë e kuq”, pasi në rast se dështon transferimi i kilianit, në shënjestër është edhe mesfushori i Napolit, Faouzi Ghoulam.

Related posts

Berisha pëson gol fantastik nga goditja e dënimit, Hysaj në humbje ndaj Sampit

Isa.Autor

“NA MUNDI REAL MADRIDI MË I KEQ?” Kapiteni Ramos i kthehet keq Pique

Delo.autor

PAS NDESHJES/ Spalletti: Ky ishte maksimumi që mund të bëj

F.autor

Leave a Comment