Futboll Seria A Sport

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Bie drastikisht vlera e kartonit të Dybalas, ja çmimi befasues

Duhet të ishte sezoni i shkëlqimit, kurorëzimit dhe ai që, me mbërritjen e Cristiano Ronaldos, do t’i jepte më shumë shkëndijë për të nxjerrë nga “cilindri” magjinë e tij.

Po, për Paulo Dybala, deri tani, ka qenë një sezon për t’u harruar dhe për t’u futur në arkivë. Dhe, sido që të shkojë, në qershor mund të vijë lamtumira e madhe dhe e pritur nga të gjithë. Argjentinasi është një mish i huaj në skemat e Massimiliano Allegrit. Në rrezen e 30 metrave të fundit, ai ruan një pozicion që është i padeshifrueshëm.

Këtë sezon, “La Joya” nuk ka gjetur as pozicionin e njëjtë, as hapësirat dhe as vazhdimësin e viteve të shkuara. Ndaj Ajax e prisnin të gjithë si shpëtimtarin e ekipit, bashkë me Ronaldon. CR7 e bëri detyrën, Dybala jo edhe aq. Një dëmtim e pengoi të zbriste në fushë në pjesën e dytë, por fjalët e Allegrit për ta cilësuar pjesën e tij të parë si “jo të jashtëzakonshme” tregojnë dhe se argjentinasi sërish nuk ishte në lartësi.

Dhe tani, sipas asaj që shkruan “SportMediaset”, çmimi i kartonit të tij ka rënë drastikisht: nëse verën e shkuar, Joya vlente 100 mln eruo, tani vlera e tij ka rënë deri në 60 milionë euro.

Related posts

NJË TJETËR FUTBOLLIST BIE PRE E GRABITJES/ Hajdutë me kapuç vjedhin sende me vlerë 160 mijë euro në shtëpinë e Justin Kluivert

F.autor

HEGJEMONIA CR7/ Ronaldo arrin edhe një tjetër rekord në 18 muaj “italianë”

Delo.autor

Sadiku zgjedh Instagramin të komentojë kalimin te Levante: Jo gjithmonë kam marrë çfarë meritoja

Q.Autor

Leave a Comment