Futboll

VIDEO/ 3 shqiptarë në fushë, Milani fiton derbin dramatik ndaj Interit

Kur sfida dukej se do të mbyllej me fitoren e Milanit, zikaltërit reagojnë duke barazuar në limite me Rover, që shfrytëzon në mënyrën më të mirë një krosim nga e djathta. Me vetëm një minutë në dispozicion, “Djalli” u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores.

Këmbëngulja e tyre u shpërblye në mënyrën më të mirë me Forten, që pas një krosimi në zonë, tentoi rrjetën spektakolare me roveshatët. Goditja e tij e fuqishme përfundon në fytyrën e mbrojtësit të Interit Beteli, i cili dërgon pa dashje topin në rrjetë për një autogol që solli humbjen për të tijtë.

https://youtu.be/dPbrjt2qCEM

Më këtë fitore Milani konsolidon pozitën në vendin e tretë në kampionatin përkatës, teksa kreu është vetëm shtatë pikë larg dhe mbahet pikërisht nga Interi ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Rada.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli francez në zi, gjendet i pajetë ish-portieri i PSG-së…

Delo.autor

Liverpool e Real Madridi në ‘luftë’ për yllin e gjigantit londinez

Sadik.Autor

MBAPPE TE REAL MADRITI/ Do shitet më shtrenjtë se Neymar

Delo.autor

Leave a Comment